Republika e Kosoves

Graçanicë

Kaldaja e re për ShF “Knez Lazar” në Gushtericën e Poshtme

2024/09/11 - 12:28

Falë mjeteve të Komunës së Graçanicës, në ShF “Knez Lazar” në Gushtericën e Poshtme është duke u ndërtuar kaldaja, e cila do ta zgjidhë problemin shumëvjeçar të kushteve jo të mira të ngrohjes në këtë institucion arsimor.

E shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, e vizitoi sot shkollën për të parë aty për aty deri ku kanë arritur punimet.

Ajo tha se në këtë mënyrë do të përmirësohet ngrohja dhe se nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli tjetër teknik do të punojnë në kushte më adekuate.

“Mund të them se qeverisja lokale është e përkushtuar ndaj shkollave dhe do të vazhdojë të punojë në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjitha shkollat. Më vjen mirë që këtu do të zgjidhet problemi shumëvjeçar i ngrohjes, gjegjësisht mungesa e kushteve adekuate”, tha kryetarja Shubariq.

Përfaqësuesit e komunës i ka pritur dhe i falënderoi për projektin drejtori i ShF “Knez Lazar”, Dragan Maksimoviq.

ShF “Knez Lazar” nuk kishte kaldajë, por kazani ndodhej në bodrumin e objektit të shkollës, ku ruheshin edhe drutë e zjarrit. Ndër të tjerash, kaldaja ekzistuese nuk përputhej me kapacitetin e shkollës, kështu që për shkak të kushteve inekzistente, si lartësia e bodrumit, rryma e ajrit dhe oxhaku joadekuat, përbënte rrezik për të gjithë dhe tymi mund të të ndihet në të gjithë ndërtesën.

Me përfundimin e punimeve, të cilat sipas planit dinamik priten deri në fund të shtatorit, do të blihet dhe vendoset kaldaja e re që e cila do të përshtatet me kapacitetin e shkollës.