2025/01/13 - 9:04
Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në sallën e KK të Graçanicës.
Anëtarët e Komitetit fillimisht e miratuan procesverbalin nga mbledhja e nëntë e rregullt, e mbajtur më 04.12.2024, ku pastaj zyrtarja policore e Stacionit policor në Graçanicë, Svetllana Kapetanoviq, i prezantoi të dhënat statistikore për vitin paraprak për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës. U vu re se festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjet kaluan pa incidente.
“Duke pasur parasysh se jemi duke e përfunduar prezantimin e raportit vjetor për vitin 2024, kemi të dhëna se janë raportuar 429 raste, që është më pak se në vitin 2023, kur janë raportuar 608 raste. Kemi pasur 7 incidente, ndërsa 192 në vitin 2023. Ka pasur 399 vepra penale, nuk kemi pasur vrasje apo vrasje të rëndë, kemi pasur katër vrasje në tentativë, dy vepra penale me lëndime të rënda trupore dhe kemi 46 lëndë të hapura me lëndime të lehta. Kemi pasur 55 raste të vjedhjeve, 72 raste të vjedhjes së rëndë, një rast të grabitjes dhe 33 raste të dhunës në familje. Gjatë vitit 2024 janë shqiptuar 4274 gjoba në komunikacion për kundërvajtje të ndryshme, 182 aksidente trafiku me dëme materiale”, tha Kapetanoviq dhe rikujtoi se që nga tetori i vitit 2024 është funksionalizuar Qendra për ndalimin e personave deri në 48 orë, duke plotësuar kështu strukturën e Stacioni policor në Graçanicë.
Anëtarja e Komitetit për Komunitete, Jellena Dimitrijeviq, kërkoi përgjigje ndaj pyetjes se si është e mundur që Stacioni policor në Graçanicë nuk ka regjistruar asnjë rast të vrasjes së rëndë gjatë vitit të kaluar, kur dihet se një vrasje e tillë ka ndodhur në fillim të gushtit në Gushtericën e Poshtme, kur bashkëvendasja jonë M.Zh. vdiq si pasojë e dhunës në familje.
Zyrtarja e policies, Svetllana Kapetanoviq, tha se gruaja ka ndërruar jetë më vonë në spital nga lëndimet e marra dhe se rasti ishte hapur nga Njësia rajonale e vrasjeve dhe se ishte një nga tre vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Në mbledhjen e parë të rregullt të Komitetit Komunal për Komunitete njëzëri u miratua Raporti vjetor i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024.