Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetarja Shubariq uroi Vitin e Ri Ortodoks

2025/01/15 - 9:17

Derisa në Komunën e Graçanicës janë duke u zhvilluar përgatitjet përfundimtare për natën e ndërrimit të viteve sipas kalendarit Julian, kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. d r.Ljiljana Shubariq, ka dërguar urimet e saj për të gjithë qytetarët e Komunës së Graçanicës, të cilët sonte e festojnë Vitin e Ri sipas kalendarit Julian. Ajo ftoi të gjithë vendasit që sonte të mblidhen në qendër të Graçanicës në një festë të organizuar nga Komuna e Graçanicës së bashku me Organizatën turistike të Graçanicës dhe OJQ-në “Iniciativa rinore e Graçanicës”.

“Të gjithë qytetarëve që e festojnë Vitin e Ri sipas kalendarit Julian, ju shpreh urimet e mia të sinqerta për vitin e ardhshëm 2025, me shpresën që viti në vazhdim të na sjellë të gjithëve shëndet të mirë, lumturi personale e familjare dhe gjithë të mirat. Tradita është diçka që është e rrënjosur thellë në ekzistencën e popullit serb, është diçka që na lëviz, që na mbron dhe që zgjat me shekuj. Neve si popull na takon ta ruajmë traditën tonë së bashku me kulturën dhe identitetin tonë, duke e respektuar diversitetin e të gjitha feve dhe kombeve në këtë hapësirën tonë. E bindur se viti 2025 do të kalojë në frymën e unitetit, paqes, stabilitetit dhe përparimit të përgjithshëm, ju përshëndes ngrohtësisht. Le të jetë gëzuar dhe i bekuar Viti i Ri Ortodoks” ka shkruar kryetarja e Komunës së Graçanicës në një mesazh urimi.