2025/01/28 - 9:52
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Graçanicës ka dhuruar 30 metra dru zjarri për Shkollën fillore “Knez Lazar” në Gushtericën e Poshtme.
Në këtë mënyrë sigurohet që ngrohja në këtë shkollë të funksionojë pa probleme gjatë muajve të dimrit, thotë drejtoresha e Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niqiq.
“Ky donacion tregon përkushtimin tonë ndaj institucioneve arsimore. Konkretisht, sasitë e sotme të ngrohjes do t’i mundësojnë shkollës në Gushtericën e Poshtme të vazhdojë funksionimin e saj të pandërprerë, duke u ofruar nxënësve dhe punonjësve kushte të këndshme për të qëndruar në shkollë dhe për të punuar në klasa”, tha Niqiq.
Drejtoresha Niqiq shtoi se Drejtoria e Arsimit vazhdon t’i mbështesë institucionet arsimore në territorin e Komunës së Graçanicës dhe se do të përpiqet t’u sigurojë shkollave gjithçka që u nevojitet për punë dhe arsim cilësor.
Drejtori i shkollës Dragan Maksimoviq e falënderoi komunën për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se ky gjest konfirmon përkushtimin e pushtetit lokal për përmirësimin e kushteve arsimore në Komunën e Graçanicës.