Republika e Kosoves

Graçanicë

D. Jovanoviq: Së shpejti ndërtimi i 36 banesave

2019/07/17 - 1:44

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Graçanicës, Dejan Joavnoviq, paralajmëroi fillimin e shpejtë të ndërtimit të 36 banesave.

Duke qenë mysafir në Programin e mëngjesit të RTV Graçanicë, Jovanoviq tha se ndërtesa e re e banimit në Graçanicë me gjithsej 36 banesa do të ndërtohet te parkingu i ri nën qendrën tregtare.

Në bazë të konkursit të mëparshëm, Komisioni vendosi të ndërtojë në territorin e komunës së Graçanicës gjashtë shtëpi për familjet e kategorisë sociale, çiftet e reja të martuara dhe personat e zhvendosur.

“Gjashtë familje do ta marrin kulmin e tyre mbi kokë deri në fund të vitit, duke u bazuar në Kartën sociale për strehim, e cila është bërë në fillim të këtij viti. Ajo që është risi është që së shpejti do të fillohet me ndërtimin e ndërtesës së re banimi në Graçanicë te parkingu i ri nën qendrën tregtare me 36 banesa. Përfundimi i ndërtimit të ndërtesës pritet deri në fund të vitit, kështu që kjo paraqitet si një mundësi e re për të gjitha ata që kanë aplikuar, por si dhe për ata që këtë nuk e kanë bërë, ta bëjnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Graçanicës që nga fillimi i vitit ka filluar në kohë me realizimin e projekteve.

“Një pjesë e buxhetit është shpenzuar siç është parashikuar dhe kjo është e dukshme. Shumë parqe të reja, rrugë të shtruara, kanalizime. Është në zhvillimin e sipër tenderi përfundimtar për rindërtimin dhe ndërtimin e aneksit për ShF “Mbreti Millutin” në Graçanicë. Me punime do të fillohet së shpejti, kështu që kjo shkollë do të përfitojë katër klasa të reja dhe një aneks”, tha Jovanoviq.

Burimi: RTV Graçanicë