Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës fillon me ndërtimin e shtëpive për gjashtë familje

2019/07/16 - 7:14

Komuna e Graçanicës aprovoi ndërtimin e gjashtë shtëpive në bazë të konkursit nga Karta sociale e banimit.

Sipas konkursit të mëhershëm, komisioni vendosi që komuna të ndërtojë gjashtë njësi të reja banimi për familjet nga kategoria sociale, për çiftet e reja të martuara dhe personat e zhvendosur. U përzgjohen gjashtë prej tyre, të cilat do ta fitojnë një kulm mbi kokë deri në fund të vitit.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale për Urbanizëm, Dejan Jovanoviq, ndërtimi i gjashtë shtëpive do të fillojë deri në fund të vitit, për shkak se procedura e tenderit është në zhvillim e sipër.

Ai tha se gjashtë familje nga gjashtë fshatra të komunës së Graçanicës u zgjodhën për tꞌua ndërtuar shtëpitë, ku komisioni e mori vendimin për përzgjedhjen e familjeve në bazë të një analize të detajuar të dokumentacionit dhe vërtetimit të gjendjes faktike.

Jovanoviq theksoi se një nga prioritetet kryesore të Komunës së Graçanicës është strehimi, me të cilin do të vazhdohet edhe pas ndërtimit të këtyre gjashtë shtëpive. Është planifikuar ndërtimi i ndërtesave të reja banimi në Graçanicë dhe vazhdimi i ndarjes së materialit ndërtimor, të gjitha sipas Kartës sociale të banimit.

Ai i fton banorët që kanë marr pjesë në konkurs për durim, sepse të gjithë do të ndihmohen në përputhje me mundësitë dhe nevojat e familjeve.