Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq me Policinë dhe KFOR-in: Është ra dakord për praninë më të madhe të Policisë, thirrje për qytetarët që të raportojnë aktivitete të dyshimta

2019/05/06 - 9:20

Me rastin e vjedhjeve të shpeshta që po ndodhin në territorin e komunës së Graçanicës, sot, me iniciativën e kryetarit Srgjan Popoviq, u mbajt një takim, ku morën pjesë përfaqësuesit e Policisë dhe KFOR-it. Me qëllim të sigurisë është ranë dakord prania më e madhe e Policisë.

Në takim mori pjesë komandanti i stacionit të policisë në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq dhe koloneli italian i KFOR-it, Nikolla Perone.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, theksoi pas takimit se askujt nuk do tꞌi lejohet që ta vjedhë popullin tonë në Graçanicë dhe qytetarët i ftoi që ta raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

“Graçanica është shtëpia jonë dhe duhet të ketë rend. I ftoj qytetarët që aktivisht të përfshihen në zgjidhjen e problemeve. Qytetarët duhet ta raportojnë çdo situatë të dyshimtë në stacionin policor apo personin për të cilin mendon se merret me veprime kriminale, ndërsa Policia është këtu për tꞌi verifikuar pretendimet”.

Kryetari Popoviq theksoi se të gjithë duhet ta marrim situatën krejtësisht serioz dhe nuk guxojmë që ajo të na del nga kontrolli.

“I kam vizituar disa familje që ishin të dëmtuara, ndërsa qytetarët me arsye janë të shqetësuar dhe nga institucionet presin mbrojtje. Situata e sigurisë është një faktor i rëndësishëm për mbijetesën dhe qëndrimit tonë në këtë hapësirë, prandaj jemi të obliguar që të kemi një komunikim të vazhdueshëm dhe të kujdesemi për ta jo vetëm kur bëhet fjalë për situatën e sigurisë, por edhe për ekzistencën e tyre”, tha Popoviq.

Sipas komandantit të stacionit të policisë në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, një nga masat që do të ndërmerret është rritja e pranisë së zyrtarëve të policisë  në të gjitha pjesët e komunës së Graçanicës.

“Në mesin e vitit të kaluar është kryer kategorizimi i stacionit të policisë në Graçanicë dhe në periudhën e ardhshëm do të rritet numri i zyrtarëve të policisë. Pavarësisht kësaj, komuna e Graçanicës është një komunë e sigurtë dhe qytetarët mund të ndihen të sigurtë”, tha Trajkoviq dhe gjithashtu i ftoi qytetarët për bashkëpunim dhe sigurimin e informacioneve për organet policore.

Duke u ndërlidhur në deklaratën e komandantit të Stacionit të policisë në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, kryetari Popoviq theksoi se komuna e Graçanicës territorialisht është komunë e madhe dhe është shumë me rëndësi që numri i pjesëtarëve të policisë të rritet sa më shpejt, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e situates së sigurisë.

Në takimin e sotëm është caktuar që do të mbahet më 8 maj mbledhja e Komitetit, ku do të prezantohet raporti i detajuar i Policisë për rastet e deritanishme dhe mbi të cilat do të identifikohen hapat e mëtejshëm parandalues.