Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq vizitoi repartin e rinovuar të Klinikës infektive

2020/10/28 - 10:53

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, vizitoi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore të Kosovës qendrore, repartin e rinovuar të Klinikës infektive në Llapllasellë, në mënyrë që të njihej me organizimin dhe kushtet për pranimin e pacientëve me Covid-19. “Situata është akoma e qëndrueshme, ne kemi mjaft materiale dhe kushte për t’u kujdesur për pacientët”, tha dr. Bratisllav Llaziq.

 “Klinika infektive është në gjendje të mirë dhe mesazhi im për qytetarët është që ata nuk duhet të shqetësohen”, tha kryetari i komunës së Graçanicës pas vizitës së spitalit në Llapllasellë.

“Kemi kushte të mira për pranim dhe trajtim. Mjekët tanë janë të gatshëm dhe gjithçka po funksionon në mënyrë profesionale. Komuna është këtu për gjithçka që do të nevojitet në të ardhmen”, tha Popoviq.

Ai edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që t’i përmbahen masave të rekomanduara të Shtabit të Krizave për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit, duke thënë se situata do të jetë e mirë për sa kohë që jemi përgjegjës.

Sipas drejtorit të spitalit, dr. Bratisllav Llaziq, situata aktuale epidemiologjike në zonën e Kosovës qendrore mund të quhet ende e qëndrueshme, duke marrë parasysh që nuk ka pasur infeksione në tre javët e fundit.

“Në tre ditët e fundit, gjashtë raste të reja janë konfirmuar, gjë që tregon se një valë e re e Covid-19 ngadalë po shfaqet në këtë terren. Gjatë kësaj qetësie, ne arritëm të rindërtojmë ndërtesën në të cilën fillimisht u kujdesëm për pacientët nga Covid-19, kështu që ne presim një rritje të mundshme të numrit të pacientëve në një gjendje shumë më të mirë se më parë”, tha Llaziq.

Sipas Llaziqit, ka mjaftueshëm barna dhe materiale të nevojshme për t’u kujdesur për pacientët, si dhe të gjithë të tjerët, në mënyrë që qytetarët të mos shqetësohen.

“Ne jemi furnizuar plotësisht, kemi mjaft nga gjithçka që është e nevojshme për të siguruar trajtim adekuat. Ne kemi 30 zona oksigjeni dhe besojmë se kjo do t’i kënaqë nevojat tona nëse intensifikohet epidemia me Covid-19”, tha Llaziq.

Ai vuri në dukje se Klinika infektive u rindërtua falë përpjekjeve të përbashkëta të Komunës së Graçanicës, Autoritetit të Përkohshëm dhe Qendrave shëndetësore lokale, të cilat gjithashtu, me përgjegjësi, profesionalisht dhe vazhdimisht ofrojnë shërbime në lidhje me koronavirusin.