Republika e Kosoves

Graçanicë

Qytetarët biseduan me kryetarin Popoviq

2019/05/06 - 9:23

Me shpresën se ata do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë, një duzinë qytetarësh biseduan sot me kryetarin e komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Vazhdimi i takimeve me qytetarët, praktika me të cilën filloi kryetari i Komunës së Graçanicës Srgjan Popoviq, që nga marrja e mandatit të tij, vazhdoi edhe këtë javë.

Kryetari Popoviq sot bisedoi me një duzinë të bashkëqytetarëve tanë, të cilët paraqitën një numër problemesh personale, shëndetësore, infrastrukturore dhe të tjera me këtë rast.

Mes të parëve që folën me të ishte Sllagjana Milladinoviq, e cila kërkonte punë për djalin e saj.

“Shkollën e Mjekësisë e mbaroi njëmbëdhjetë vjet më parë, nuk ka vend ku nuk iu drejtua ai, askush nuk i ka dale në ndihmë. Tre vjet më parë ai pati një goditje në tru, kemi shitur një pjesë të tokës për t’u shëruar. Ai është gjithashtu babai i dy fëmijëve, nuk ka asgjë për t’i mbështetur ata. I kanë ofruar çdo lloj ndihme, por kjo nuk është zgjidhje, ai ka nevojë për të punuar, fëmijët kanë nevojë për ushqime, veshje, këpucë”, tha Sllagjana e shqetësuar.

Rada Janicijeviq, e cila jeton në ndërtesa sociale në Llapnasellë, gjithashtu foli me kryetarin Popoviq.

“Unë kam një banesë në katin e gjashtë, për shkak të problemeve shëndetësore, fizikisht e kam të vështirë për të ardhur deri te banesa ime dhe kam ardhur të kryetari për të pyetur se, nëse është e mundur, ta bëj një shkëmbim për një banesë në një kat më të ulët, duke pasur parasysh se në ndërtesë ka banesa bosh”, i tha Rada Shërbimit të Informimit të komunës.

Takimet me qytetarët do të vazhdojnë edhe të enjten e ardhshme.