Republika e Kosoves

Graçanicë

Rakiq viziton Komunën e Graçanicës

2020/08/13 - 1:55

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, u takua sot me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq.

Së pari, kryetari Popoviq e informoi ministrin Rakiq për situatën aktuale në komunën e Graçanicës në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Në takim u diskutua për vazhdimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta të ministrisë dhe komunës, të cilat do të fillojnë të zbatohen në të ardhmen e afërt. U diskutuan strategjitë dhe idetë e përqendruara në zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e të rinjve.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, ia prezantoi ministrit Rakiq projektet për të cilat janë duke u punuar aktualisht dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe komunës është shumë i rëndësishëm për një jetë më të mirë për të gjithë banorët e kësaj komune.