Republika e Kosoves

Graçanicë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2019/05/20 - 1:06

Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Së pari u miratua procesverbali nga mbledhja e tretë e rregullt e mbajtur më 11 prill të këtij viti.

Pastaj, u miratuan propozimet e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq dhe atë: propozim-vendimi për fillimin e procedurës së dhënies së pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë, propozim-vendimi për fillimin e procedurës së shpronësimit të tokës për ndërtimin e fazës së dytë të rrugës në Graçanicë dhe propozim-vendimi për ndarjen e subvencioneve.

Në mbledhje u shqyrtua dhe miratua raporti tremujor financiar për vitin 2019, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq, ku pastaj është dhënë propozimi për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të veprimit për transparencën e procedurës së buxhetimit, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.

Për të gjitha propozimet hollësisht do të diskutojnë asamblistët në mbledhjen e katërt të rregullt të KK të Graçanicës, e cila do të fillojë në orën 10:00.