Republika e Kosoves

Graçanicë

U ndanë kontratat për praktikantët në Komunën e Graçanicës

2020/07/01 - 11:47

Me ndarjen e kontratave për praktikantët nga territori i Komunës së Graçanicës, Qendra për Paqe dhe Tolerancë në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës me sukses filloi edhe një program-projekti “Përmirësimi i përfshirjes së pakicave nga komunitetet e pakicave në administratën qendrore dhe lokale në Kosovë”.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, ua dorëzoi sot kontratat praktikantëve të rinj nga territori i Komunës së Graçanicës, me çka zyrtarisht ata e filluan praktikën në këtë qeverisje lokale.

Pak më shumë se tridhjetë të rinj iu dha mundësia këtë vit t’i zbatojnë aftësitë e fituara në studime akademike në qeverisjen lokale, me çka ata do të krijojnë një mundësi për trajnime të mëtutjeshme dhe punësim të mundshëm.

Duke mirëpritur praktikantët, kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, tha se ai ishte veçanërisht i kënaqur me faktin se numri i të rinjve të interesuar për praktikë po rritet çdo vit.

“Ky është rezultat i bashkëpunimit të mirë që ka Komuna e Graçanicës me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë, e cila po punon intensivisht në këtë program, i cili është shumë i dobishëm si për të rinjtë, ashtu edhe për vetë komunën. Ai u ofron praktikantëve të rinj mundësinë për të fituar përvojë pune, për të parë se si funksionon qeverisja lokale dhe çfarë është e rëndësishme gjatë praktikës, ata arritën të bëjnë shumë kontakte, sepse do të shpërndahen në drejtori të ndryshme që bashkëpunojnë me organizata të ndryshme dhe punojnë në projekte të ndryshme”, tha Popoviq.

Popoviq tha se rrjedha e mëtutjeshme e punës dhe e suksesit të praktikantëve varet në një masë të madhe nga këmbëngulja, puna dhe angazhimi i tyre.

“Për sa na përket neve si komunë, jemi këtu për t’ju ofruar mbështetje maksimale dhe kushte pune, në mënyrë që të keni një atmosferë të mirë. Për gjithçka që ju nevojitet, të gjithë drejtorët dhe zyrtarët do të jenë në dispozicionin tuaj, përfshirë edhe mua nëse është e nevojshme. Nga Ju kërkoj që të angazhoheni që të punoni vetë në çdo segment dhe çdo mundësi dhe të kontribuoni idetë tuaja në lidhje me ndryshimet për më mirë në punën e qeverisjes lokale me ide konstruktive. Më vjen mirë që çdo vit aplikojnë gjithnjë e më shumë të rinj që duan të kalojnë këtë program dhe jam i kënaqur që shumë të rinj kanë arritur të gjejnë punë përmes këtij programi. Ju uroj një praktikë dhe punë të suksesshme”, tha kryetari i komunës së Graçanicës.

Përfaqësuesi i QPT-së, Vlladan Trifiq, theksoi se programi po zbatohet për të katërtin vit me radhë, dhe ai shpreson që kjo gjeneratë ta përfundojë me sukses edhe praktikën.

“Një nga qëllimet themelore të këtij programi është që të gjithë Ju, pasi të keni përfunduar programin në kohëzgjatje prej 12 muaj, do të kualifikoheni për vendin e punës. Varet nga Ju që të punoni shumë dhe të tregoni dëshirë, vullnet dhe motivim, të pranoni atë që do t’ju mësojmë, dhe shpresojmë që pas stazhit të gjithë të jeni në gjendje të gjeni një vend pune”, tha menaxheri i projektit, Vlladan Trifiq.

Një total prej 77 praktikantësh nga tetë komuna me shumicë serbe do të nënshkruajnë kontratën për aftësimin profesional. 31 kontrata u nënshkruan sot nga praktikantët nga Komuna e Graçanicës.

Sipas kontratës së nënshkruar, praktikantëve do t’ju sigurohet një kompensim mujor bruto në shumë prej 150 euro, duke përfshirë edhe sigurimin e detyrueshëm dhe kontributet.