Republika e Kosoves

Graçanicë

Vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve në komunën e Graçanicës

2020/07/01 - 11:47

Punimet përgatitore për asfaltimin e rrugëve janë duke u zhvilluar në disa vende në komunën e Graçanicës, njoftoi Drejtoria e Urbanizmit.

Punimet janë duke u zhvilluar në rrugët në Lagjen e Re, tre rrugë janë në fazën e punimeve përgatitore për asfaltim. Tre rrugë në Suhadoll janë asfaltuar.

Në Lepinë janë duke u zhvilluar punimet përgatitore për asfaltimin e katër rrugëve, ndërsa në Batushë janë punimet në proces aty ku është planifikuar asfaltimi i katër rrugëve.

Në Preoc është asfaltuar një rrugë.

Sipas fjalëve të menaxherit të projektit, Millosh Millovanoviq, punimet po kryhen në bazë të projektit afatgjatë, i cili përfshin – Asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në territorin e komunës së Graçanicë.

Gjatë muajit, punimet e asfaltimit do të fillojnë në vende të tjera në komunën e Graçanicës, ndërsa qëllimi kryesor i rregullimit të rrugëve është përmirësimi i infrastrukturës së qeverisjes lokale, por edhe një cilësi më e mirë e jetës për qytetarët.