Të nderuar,Para se të paraqitni një kërkesë për qasje në dokumente publike, ju lutem sigurohuni nëse dokumenti i kërkuar nga ana juaj gjendet në faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës.
Nëse dokumenti i kërkuar nuk gjendet në faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës, ju mund ta dorëzoni kërkesën tuaj në Zyrën e Informimit Publik të komunës së Graçanicës, e cila është e vendosur në ndërtesën e Komunës në Graçanicë në rrugën “Car Lazar”, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Kërkesa mund të dërgohet edhe përmes e-mailit në këtë adresë: opstinagracanica@gmail.com.
Modeli i kërkesës për qasje në dokumente publike mund të shkarkohet këtu.
Procedura për qasje në dokumente publike kryhet në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike (Ligji nr. 06/L-081), në bazë të kërkesës me shkrim ose kërkesës në formë elektronike të parashtruar për realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike.
Brosure informative lidhur me te drejtat e qytetareve qe burojne nga Ligji NR.06/L-081 per qasje ne dokumente publike – QDP_ALB.