2019/10/01 - 7:08
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Graçanicës miratuan vendim për buxhetin për vitin 2020 në mbledhjen e mbajtur sot.
Buxheti i Komunës së Graçanicës për vitin e ardhshëm do të jetë 8.101.328 euro, ndërsa për projektet kapitale janë ndarë 2.545.217 euro apo 31,42% nga buxheti total.
Përveç për infrastrukturë, mjetet nga buxheti do të ndahen edhe për bujqësisë, mirëqenien sociale, arsim dhe shëndetësi.
Në mbledhje u theksua se me qëllim të krijimit të propozimit final të buxhetit, janë mbajtur diskutimet publike, në të cilat qytetarët patën mundësinë tꞌi paraqesin propozimet, sugjerimit dhe komentet e tyre.
Në mbledhjen e sotme, Kuvendi miratoi një numër vendimesh të tjera, përfshirë vendimin për formimin e një komisioni për parcelën në Llapllasellë dhe themelimin e komisionit të ankesave.
Para asamblistëve të Kuvendit Komunal është paraqitur edhe propozimi i vendimit për shpronësimin e parcelës për varrezat në Gushtericën e Epërme, si dhe propozimi për caktimin e parcelës për varrezat rome në Livagjë.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, i informoi asamblistët për gjendjen dhe përmirësimin e ndriçimit publik në territorin e komunës së Graçanicës, ndërsa zyrtari i arsimit, Boban Marinkoviq, raportoi për fillimin e vitit shkollor.
U miratua gjithashtu Rregullorja për transportin e udhëtarëve me taksi në territorin e Komunës së Graçanicës, e prezantuar nga juristi Nebojsha Sudimac.
“Arsyeja për miratimin e një rregullore të tillë është krijimi i rendit dhe disiplinës komunale, krijimi i një mjedisi të favorshëm për funksionimin e operatorëve me taksi”, tha Sudimac.
Nën pikën “të ndryshme”, asamblistët kërkuan rifunksionimin e ashensorit në objektin e komunës, si dhe gjetjen e një hapësire për Shoqatën e diabeteve.