Republika e Kosoves

Graçanicë

Barna dhe material mjekësor për ambulancën në Lipjan

2019/09/26 - 8:09

Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Graçanicës dhuroi pajisje dhe materiale të nevojshme mjekësore për ambulancën në Lipjan.

Ambulanca në fjalë, e cila funksionon në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Gushtericën e Poshtme, është furnizuar me barna, infuzion, material shpenzues mjekësor dhe pajisje bazike.

Materialet dhe pajisjet mjekësore u dorëzuan nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, i shoqëruar nga zëvendës drejtori i Zyrës për KiM, Damjan Joviq.

Kryetari Popoviq përsëriti se është detyrimi ynë të kujdesemi për sistemin shëndetësor.

“Ambulanca funksionon në kushte specifike dhe është detyra jonë të sigurojmë që ky institucion shëndetësor të jetë i pajisur mirë. Ne jemi siguruar që ekziston një atmosferë e mirë këtu dhe kjo është ajo që na bën veçanërisht të lumtur, që në kushte të tilla kemi një kolektiv të mirë i cili është gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë çdo banor”, tha Popoviq.

Zëvendës drejtori i Zyrës për KiM, Damjan Joviq, tha se sot ai vizitoi njerëz në Lipjan dhe punëtorë mjekësorë që trajtojnë jo vetëm popullin serb, por edhe fqinjët shqiptarë.

“Më vjen mirë që gjeta një kolektiv kompleks, për të cilin nuk është asgjë e vështirë. Në kushte të tilla është kënaqësi të ndihmosh. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë sistemin shëndetësor dhe, siç thashë më parë, objekti më i rëndësishëm që do të ndërtojë Serbia është spitali i ri në Graçanicë. Ne do tꞌi ndihmojmë institucionet dhe qendrat shëndetësore në tërë Kosovën, aty ku njerëzit tanë jetojnë, në mënyrë që t’i sigurojmë ata, në rrethana që nuk janë shumë të lehta, kushtet më të mira të mundshme për të jetuar dhe punuar, por edhe për shërim”, tha Joviq.

Sipas përfaqësuesit të Shtëpisë së shëndetit në Gushtericën e Poshtme dhe të ambulancës në Lepinë, barnat dhe materialet mjekësore të dorëzuara do të jenë të mjaftueshme për disa muaj.