Republika e Kosoves

Graçanicë

CDF: Sesion informues mbi aplikimin për grante

2024/06/07 - 12:02

Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), në partneritet me USAID-in, fton të gjithë qytetarët e interesuar që të hënën të marrin pjesë në sesionin informues në Komunën e Graçanicës për mundësitë dhe kushtet e aplikimit për grante.

Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), në partneritet me USAID-in, po shpall një Thirrje të re për Aplikime (RFA) që ka për qëllim që t’i mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (SME) në komunitetet serbe.

Me këtë qëllim, Fondi i fton të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në sesionin informues që do të mbahet të hënën, më 10 qershor, në objektin e Komunës së Graçanicës, ku do të mund të mësojnë për mundësitë dhe kushtet e aplikimit për grante.

Sesioni informues do të fillojë në orën 10:00.