Republika e Kosoves

Graçanicë

Dita e Shën Savës shënohet në shkollat e Komunës së Graçanicës

2025/01/28 - 2:21

Dita e Shën Savës u shënua me prerjen e ëmbëlsirës festive dhe mbajtjen e ceremonive përkatëse në të gjitha shkollat e Komunës së Graçanicës. Kryetarja Shubariq mori pjesë në ceremoninë në Gushtericën e Poshtme, ndërsa drejtoresha Niçiq në Llapllasellë.

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, mori pjesë në shënimin e Shën e Savës në Shkollën fillore “Knez Lazar”. Nxënësit dhe mësuesit e tyre organizuan një program të veçantë kulturor në Qendrën kulturore në Gushtericën e Poshtme.

Kryetarja Shubariq ka uruar nxënësit dhe arsimtarët për këtë festë të madhe.

“Shën Sava ishte ndriçues dhe udhëheqësi ynë shpirtëror. Në këtë ditë të veçantë, na kujtohet rëndësia e mësimit, punës dhe përkushtimit të tij në arsim. Ai na mësoi vlerat më të rëndësishme të jetës, ndershmërinë, dashurinë, durimin. Le të jetë ai edhe në vazhdim modeli dhe frymëzimi ynë për t’u përpjekur gjithmonë për qëllime më të larta, më të mira dhe më të ndritshme. Komuna e Graçanicës do të vazhdojë të kujdeset për fëmijët e saj dhe ta mbështesë arsimin”, tha Shubariq.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niçiq, mori pjesë në prerjen e ëmbëlsirës festive në kishën e Llapllasellës, e më pas në manifestimin në Qendrën e shkollave të mesme.

“Duke festuar Ditën e Shën Savës, ne e respektojmë, ruajmë dhe ushqejmë gjuhën, shkrimin dhe traditën tonë. Ky është obligim i të gjithë neve, veçanërisht i institucioneve tona arsimore”, tha Niçiq.

Dita e Shën Savës shënohet tradicionalisht në institucionet arsimore si një ditë pune, por jo mësimore.