Republika e Kosoves

Graçanicë

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, u formua Unioni i grave, kryetarja Shubariq ofroi mbështetje

2024/11/25 - 9:40

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave është shënuar sot në Graçanicë. Me qëllim të vënies në pah të rëndësisë së këtij problemi, u formua Unioni i grave “Lista serbe” dhe me atë rast u mbajt një forum në sallën e mbushur me njerëz të Shtëpisë së kulturës, ku morën pjesë kryesisht gra nga mbarë territory i Kosovës.

Përkrahjen e Unionit të themeluar të grave e dha kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, e cila mori pjesë në këtë tubim së bashku me koleget dhe kolegët si dhe aktivistet.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetarja Shubariq tha se është shumë e gëzuar që në Graçanicë është formuar Unioni i grave. Ajo tha se gratë në Kosovë vuajnë nga forma të ndryshme të dhunës dhe e rikujtoi Marijën Zhivkoviq e vrarë së fundmi. Ajo theksoi se gratë janë të ekspozuara veçanërisht ndaj dhunës verbale vitet e fundit.

“Asnjëherë nuk ka qenë e lehtë të jesh grua, nënë në këtë zonë dhe nuk është as sot. Kjo është arsyeja pse ne u mblodhëm për t’i dhënë mbështetje njëra-tjetrës dhe për ta ngritur zërin tonë”, tha kryetarja Shubariq.

Në këtë tribunë u prezantuan dëshmitë e grave që kanë përjetuar dhunë verbale dhe për këtë foli edhe studentja Ana Kostiq, e cila e ka përjetuar vetë këtë formë të dhunës.

Kryetare e Unionit të grave “Lista Serbe” u zgjodh Sllagjana Rashiq, asambliste në Kuvendin e Komunës së Graçanicës, e cila gjithashtu iu drejtua të pranishmëve. Në këtë tubim foli edhe kryetari i Listës serbe, Zllatan Ellek.