Republika e Kosoves

Graçanicë

Drejtoria e Bujqësisë e hapur për shërbime këshillimore për fermerët

2024/09/26 - 10:24

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Graçanicës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, KDC-në dhe Agjencinë për Shërbime Këshillimore vazhduan duke i vizituar fermerët në territorin e qeverisjes lokale në kuadër të projektit “Zhvillimi rural përmes shërbimeve këshillimore”.

Qëllimi i vizitës është ofrimi i ndihmës këshillimore për fermerët në fusha të ndryshme të prodhimit.

Drejtori i Bujqësisë, Nebojsha Nikolliq, zyrtarët e këtij dikasteri dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Shërbime Këshillimore, vizituan pemëtaritë në komunën tonë dhe u dhanë këshilla për krasitjen e duhur të frutave dhe formimin e kaçilës me formë të duhur.

Ata i ftuan fermerët, gjegjësisht pemëtarët të cilët nuk janë të sigurtë se e kryejnë punën siç duhet lidhur me krasitjen, që t’i kontaktojnë për ndihmë zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, zyrën e cila gjendet në katin e dytë të Qendrës Tregtare në Graçanicë.

Kjo zyrë thekson se për të gjithë fermerët, të cilët i drejtohen për këshilla apo ndonjë ndihmë tjetër, do t’u sigurohet një person profesional për çdo problem në punën e tyre.