Republika e Kosoves

Graçanicë

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me NPK “Ekologjia”, i ka riparuar lëshimet dhe kanalet e shiut në Preoc dhe Llapllasellë

2024/07/10 - 8:12

Me kërkesë të banorëve, Drejtoria Komunale për Shërbime Publike dhe Situata Emergjente në bashkëpunim me NPK “Ekologjia” sot përfundoi rehabilitimin e vendkalimit mbi lumin në Preoc dhe kanalit të shiut në Llapllasellë, të cilat për shkak të reshjeve të dendura të kaluara ishin një pengesë për fermerët për të shkuar deri te arat e tyre.

Në Preoc, në rrugën përballë vendbanimit Marigona, dhe në Llapllasellë afër përroit të Hajvalisë, afër objektit të shkollës së muzikës, gjegjësisht Drejtorisë së Fakultetit të Bujqësisë, ka ardhur deri te problemi me kanalet e shiut, gjë që ka ndikuar në pamundësinë e kalimit të banorëve të zonës dhe të gjithë fermerëve të atjeshëm në arat e tyre me makineri bujqësore.

Duke qenë se sezoni i vjeljes është në zhvillim të sipër, Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjete iu përgjigj menjëherë kërkesës së banorëve dhe e bëri rehabilitimin duke pastruar lëshimet dhe duke plotësuar disa seksione që ishin më të dëmtuarat.

Në renovim kanë marrë pjesë edhe punëtorët e Ndërmarrjes publike “Ekologjia” dhe mekanizimi i nevojshëm.