2025/01/13 - 9:13
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, u takua edhe sot me qytetarët për t‘i dëgjuar nevojat dhe problemet e tyre, të gjitha me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët për të gjitha sfidat me të cilat ata përballen.
Këtë javë në bisedë morën pjesë rreth një duzinë qytetarë, të cilët patën kohë të mjaftueshme për t’i shprehur të gjitha nevojat e tyre.
Qytetarët e interesuar për të biseduar me kryetaren e komunës mund të regjistrohen duke i lënë të dhënat e tyre në shkrimorjen e komunës, pas së cilës do të njoftohen se kur duhet të vijnë për bisedë.