Republika e Kosoves

Graçanicë

Është në zhvillimin e sipër aplikimi për subvencione, kryetarja Shubariq vizitoi Drejtorinë e Bujqësisë

2024/03/25 - 11:39

Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, vizitoi Drejtorinë e Bujqësisë, ku është duke u zhvilluar aplikimi i fermerëve për programin e pagesave direkte për vitin 2024.

Kryetarja Shubariq e vizitoi këtë drejtori komunale e shoqëruar nga drejtori i sapoemëruar për Bujqësi, Nebojsha Nikolliq dhe ai i Administratës, Dragisha Stojanoviq, të cilëve u uroi suksese në aktivitetet dhe obligimet e ardhshme.

Ata biseduan me zyrtarët për pranimin e kërkesave, si dhe me fermerët të cilët me durim prisnin të aplikonin për të drejtën e subvencioneve të këtij viti për hektar prodhim bimor.

“Kemi kontrolluar nëse punonjësit i kanë kushtet e nevojshme për punë dhe posaçërisht më vjen mirë që na thanë se janë të gatshëm t’i takojnë të gjithë dhe se përderisa zgjat afati për aplikim do të pranojnë kërkesa edhe pas orarit të punës. Duke biseduar me fermerët, mësuam se subvencionet kanë një rëndësi të madhe për ta”, tha Shubariq.

Drejtori i sapoemëruar për Bujqësi, Nebojsha Nikolliq, theksoi se kriteret e sivjetme, sikurse vitin e kaluar, janë thjeshtuar dhe se në këtë drejtori gjithçka përfundon.

Kërkesat për subvencione fermerët mund t’i paraqesin personalisht në zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë në objektin e Qendrës tregtare në Graçanicë çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 16:00. Bashkë me aplikacionin, fermerët dorëzojnë një kopje të letërnjoftimit, mundësisht një konfirmim nga banka që xhiro-llogaria është aktive dhe një deklaratë e përgjegjësisë materiale dhe penale, e cila nënshkruhet në Zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë.

Aplikimi zgjat deri më 12 prill 2024 në orën 16:00.