2025/01/13 - 9:06
Falë bashkëpunimit të Komunës së Graçanicës dhe Organizatës turistike të Graçanicës, këtë vit para ndërtesës së komunës është organizuar thyerja e bukës së Krishtlindjes me tre monedha ari. Përveç pakove me fruta të përgatitura nga Komuna e Graçanicës, pas thyerjes së bukës, kryetarja Shubariq fëmijëve të mbledhur u ndau pako për Krishtlindje, të cilat Komiteti për Ndihmë Serbëve në Kosovë dhe Metohi nga Republika Srpska i ka dhuruar.
Buka e përgatitur nga kryetarja e shoqatës joformale “Tradita nëpër shekuj”, Danijella Simonoviq nga Batusha, është thyer në praninë e fëmijëve të shumtë, organizatorëve dhe kryetares së Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, para Komunës së Graçanicës.
Tre monedha ari u gjetën këtë vit nga motrat Marija dhe Bogdana Gjoroviq nga Llapllasella, Dimitrije Qirkoviq Gushterica e Epërme dhe Nenad Simonoviq nga Batusha.
Buka peshonte 15 kilogramë.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.d r.Ljiljana Shubariq, i përshëndeti fëmijët e mbledhur dhe të gjithë të pranishmit me fjalinë “Paqja e Zotit – Krishti lindi.
“Ne u mblodhëm këtë vit rreth pemës së Krishtlindjes, një nga simbolet e besimit tonë dhe besimi është ai që na mban të bashkuar dhe vetëm së bashku mund të qëndrojmë dhe të mbijetojmë. Në bukë kishte tre monedha ari dhe i përgëzoj të gjithë ata që i gjetën. Ne shohim buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve dhe gëzimin e tyre, që dëshmon për faktin se fëmijët tanë gëzohen për gjërat e vogla dhe kjo është një punë e madhe. Dëshiroj të shpreh edhe një herë urimet e mia për të gjithë bashkëqytetarët e mi që festojnë Krishtlindjen. Qoftë e lumtur dhe e bekuar kjo ditë. I uroj të gjithëve shëndet, lumturi dhe sukses, gëzim dhe lumturi”, tha kryetarja Shubariq.
Organizata turistike e Graçanicës dhe Komuna e Graçanicës, në bashkëpunim me Nismen rinore të Graçanicës, organizojnë një nga zakonet më të bukura për festën e Krishtlindjeve këtë vit – thyerjen e bukës së Krishtlindjes.
“Më vjen shumë mirë që një numër i madh fëmijësh u mblodhën sot me prindërit e tyre dhe që në këtë mënyrë e ringjallëm frymën e Krishtlindjes dhe traditat tona dhe shpresoj në një tubim më të madh vitin e ardhshëm”, tha drejtoresha e Organizata turistike të Graçanicës, Sandra Gjokiq.
Përveç monedhave të arit, buka përmban fasule, misër, rrush të thatë dhe grurë, të cilat simbolizojnë lumturinë, paratë, shëndetin dhe të korrat e mira për vitin e ardhshëm. Për fëmijët e pranishëm janë siguruar edhe dhurata të vogla me fruta dhe ëmbëlsira.
Pas thyerjes së bukës së Krishtlindjes për të gjithë fëmijët e pranishëm, kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubarqi, shpërndau 500 dhurata për Krishtlindje, të dërguar fëmijëve të Graçanicës nga Millorad Arllov, kryetar i Komitetit për Ndihmë Serbëve në Kosovë dhe Metohi nga Republika Srpska.