Republika e Kosoves

Graçanicë

Filloi ndërtimi i objektit për ruajtjen e druve të zjarrit në Qendrën e shkollave të mesme

2024/09/18 - 8:19

Në oborrin e Qendrës së shkollave të mesme ka filluar puna për ndërtimin e objektit ndihmës për ruajtjen e druve të zjarrit. Fillimin e punimeve e ka vizituar sot kryetarja e komunës me bashkëpunëtorët e saj.

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Kulturës Brankica Niqiq dhe drejtoreshën e Drejtorisë Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Alleksandra Gjekiq, vizituan Qendrën e shkollave të mesme në Llapllasellë, ku me me mjetet e Komunës së Graçanicës, filloi puna për ndërtimin e objektit ndihmës për ruajtjen e druve të zjarrit.

Gjatë vizitës së punimeve, kryetarja Shubariq tha se ndërtimi i këtij objekti është përgjigje ndaj kërkesës së drejtorëve të shkollave të mesme, të cilët besojnë se ndërtimi do ta zgjidhë problemin e ruajtjes së druve për dimër. Ajo theksoi se ky projekt është vetëm një nga një sërë aktivitetesh që Komuna e Graçanicës i realizon me qëllim të përmirësimit të kushteve në institucionet arsimore.

Madhësia e objektit, ndërtimi i të cilit financohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Kulturës, është rreth 55 metra katrorë, ndërsa vlera e punëve të kontraktuara është 15.601 euro.