Republika e Kosoves

Graçanicë

Gratë në bujqësi – përparësi e kooperativave

2024/05/03 - 12:10

Në organizim të Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari dhe organizatave “Gratë 4 Gra” dhe “Kare” në Graçanicë, sot u mbajt edhe një Info sesion tjetër për studimin e grave në aktivitete dhe biznese bujqësore, si dhe për kornizën ligjore që e shoqëron këtë punë.

Ligjërata mblodhi së bashku përfaqësueset e organizatave joqeveritare të grave dhe gratë e interesuara, kryesisht fermeret nga territori i komunës së Graçanicës, të cilave gjatë ligjëratës iu shpjeguan përfitimet e kornizës ligjore në fushën e bujqësisë, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në pjesëmarrjen, aplikimin dhe realizimin e projekteve në agrobiznes.

Në këtë kuptim, përfaqësuesit e organizatave “Women 4 Women” dhe “Kare” folën për avantazhet e bashkimit në realizimin e projekteve në fillimin dhe përmirësimin e agrobiznesit.

Një pjesë e ligjëratës u fokusua në të drejtat pronësore të grave në procesin e trashëgimisë.

Pjesëmarrëset e sesionit informativ i përshëndeti, si në emër të tij ashtu edhe në emër të kryetares së komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Administratës, Dragisha Stojanoviq.

Ai foli për të arriturat dhe sfidat e Komunës së Graçanicës në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për përpjekjet e Drejtorisë Komunale të Bujqësisë për t’i inkurajuar gratë përmes projekteve që të merren me prodhimtarinë bujqësore dhe për t’i filluar biznesin e tyre si formë e fuqizimit ekonomik i gjithë familjes, andaj edhe të Komunës së Graçanicës.

Në sesionin informativ morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Nebojsha Nikolliq, dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq.