2019/09/30 - 7:10
Pas rinovimit general të kryer, sot u hap Shtëpia e kulturës në Llapllasellë.
Shtëpia e rinovuar e kulturës në Llapllasellë u përurua nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, së bashku me kryetarin e Organit të Përkohshëm të KQ Prishtinë, Ljubinko Karaxhiq.
Sipas Popoviqit, ky institucion kulturor është rinovuar me sukses me mjetet buxhetore të komunës.
“Me kënaqësi mund tꞌju them se Llapllasella është një punishte e madhe ndërtimore. Ne arritëm të përfundojmë gjashtë ndërtesa të banimit, sallën e edukatës fizike për shkollën, ndërsa projekti më i madh që do të realizohet këtu është Qendra e shkollave të mesme. Ne e kemi rinovuar Shtëpinë e kulturës, e cila do të thotë shumë për vendasit, e pashë atë gjatë bisedës me ta. Shpresoj se ata do të organizojnë një numër të madh të ngjarjeve këtu”, tha Popoviq.
Popoviq e ftoi presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ta vizitojë edhe një herë Llapllasellën dhe të bisedojë me qytetarët në Shtëpinë e rinovuar të kulturës.
Sipas Ljubinko Karaxhiqit, Shtëpia e kulturës u rinovua plotësisht pas shtatëdhjetë vjetësh.
“Këtu, kishin ndodhur shumë gjëra të rëndësishme për fshatarët e këtij fshati, nga ato kulturore deri te ato politike. Vendasit këtu ndanin të mirën dhe të keqen, duke kujtuar gjërat e bukura. Objekti do të jetë multifunksional, për kulturën, shoqërizimin, ngjarjet sportive, është një vend ku njerëzit do të mblidhen kur të jetë e nevojshme”, tha Karaxhiq.
Drejtori i Urbanizmit, Dejan Jovanoviq, tha se përmes dy fazave, objekti është rikonstruktuar plotësisht dhe është ndërtuar një aneks. Ndërtesa tani ka 470 metra katrorë, ku përmes dy fazave të rindërtimit 125,000 euro janë shpenzuar nga buxheti lokal.
“Kemi një sallë me dysheme të re, këtu do të jetë biblioteka, posta, e kemi ndërtuar kalldajën dhe e kemi instaluar ngrohjen me avull. Tavani, ndriçimi, mobilieria, fasada, si dhe tualetet janë të rinj. E kemi kryer rregullimin parter dhe gardhin. Ne jemi të kënaqur me mënyrën e kryerjes së punimeve, kontraktori e respektoi plotësisht projektin”, tha Jovanoviq.