Republika e Kosoves

Graçanicë

Hedhja e mbeturinave është e ndaluar në vendbanimin Padallishtë

2024/11/18 - 9:24

Drejtoria Komunale e Inspekcionit informon qytetarët se me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit dhe hapësirave publike ka ndaluar depozitimin e të gjitha llojeve të mbeturinave në lagjen Padallishtë afër varrezave të reja dhe ka vendosur tabela paralajmëruese për ndalim.

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Graçanicës njofton se në përputhje me ligjin dhe udhëzimet administrative, çdo shkelje e kësaj ndalese do të dënohet dhe ftojnë qytetarët që të raportojnë për çdo deponim të mbeturinave nga pakujdesia.

U kërkohet qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin në vende të caktuara dhe jo në ambiente publike, duke krijuar deponi të egra që e ndotin mjedisin.

Aksioni i ndalimit të hedhjes së mbeturinave në vendet që nuk janë të destinuara për to do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme në territorin e Komunës së Graçanicës.