Republika e Kosoves

Graçanicë

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen

2024/06/06 - 11:58

Sot në sallën e Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Komitetit Komunal për Komunitete.

Anëtarët e Komitetit fillimisht miratuan procesverbalin nga mbledhja e pestë e rregullt, e mbajtur më 08.05.2024.

Rendi i ditës ka përfshirë paraqitjen e anëtarëve të Komitetit për gjendjen në komunitetet e tyre, si dhe informata për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Graçanicës.

Informatat për gjendjen e sigurisë në komunën e Graçanicës i ka paraqitur zyrtarja e Stacionit policor në Graçanicë, Svetllana Kapetanoviq.

Ajo bëri të ditur se së shpejti Stacioni policor në Graçanicë do të përfshijë Komitetin për Komunitete si dhe organizatat partnere ndërkombëtare në organizimin e një punëtorie me qëllim të afirmimit të publikut në fushatën për mbrojtjen e vjedhjeve në amvisëri.

Komiteti për Komunitete dënoi njëzëri çdo incident që ka ndodhur në territorin e komunës së Graçanicës në periudhën e kaluar dhe u bëri thirrje organeve kompetente që të procedojnë përgjegjësit, ndërsa i ftuan të gjitha komunitetet në territorin e komunës së Graçanicës për tolerancë dhe mirëkuptim.