Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës i ka lëshuar një hapësirë në shfrytëzim Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dobët

2019/02/26 - 8:10

Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dobët nga Graçanica, Komuna e Graçanicës i ka lëshuar në shfrytëzim një hapësirë komunale në qendër të Graçanicës.

Çelësat e hapësirës në fjalë, e cila do ta lehtësonte funksionimin e kësaj shoqate, janë dorëzuar nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Në emër të shoqatës dhe të gjitha anëtarëve, kryetari i Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dobët, Bozhidar Stojanoviq, e falënderoi kryetarin Popoviq.

“Duhet të theksoj se premtimi që kryetari Popoviq e dha gjatë vizitës së tij të fundit në shoqatën tonë u përmbush në një kohë shumë të shkurtër për kënaqësinë e të gjithë anëtarëve tanë. Kjo hapësirë, për një kohë, do të jetë e mjaftueshme për punën tonë, mbledhjet dhe të gjitha aktivitetet që organizojmë. Së shpejti do ta hapim një linjë telefonike, hapësirën do ta pajisim me mobiljet e nevojshme, do të kemi kushte adekuate”, tha Stojanoviq.

Kryetari Popoviq theksoi se është shumë i kënaqur që qeverisja lokale gjeti një zgjidhje brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore për problemin që kjo shoqatë e kishte.

“Në periudhën e ardhshme do të shohim se si mund të ndihmojmë më shumë. Deri më tani kemi mbështetur aktivitetet e tyre, kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, tha Popoviq.

Hapësira që i është lëshohet Shoqatës së të verbërve dhe personave me shikim të dobët nga Graçanica gjendet në qendër të Graçanicës pranë tregut të Graçanicës.