Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës ka ofruar pako për Vitin e Ri për fëmijët e moshës shkollore

2024/01/04 - 1:19

Komuna e Graçanicës edhe këtë vit ka siguruar rreth 1000 pako për Vitin e Ri për fëmijët e moshës shkollore, të cilat sot i ka shpërndarë kryetarja Ljiljana Shubariq.

Në pritje të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, kryetarja Shubariq, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Brankica Niqiq, kënaqën me pako të gjithë fëmijët nga klasa e pestë deri në të tetën.

Ajo u uroi të gjithëve festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve të lumtura dhe paqësore, “të vazhdojnë të jenë këmbëngulës dhe punëtorë, të shoqërohen, të gëzojnë fëmijërinë dhe të rriten në njerëz të mirë”.

“Ne donim t’i bënim fëmijët tanë të lumtur me dhurata, sepse ata sigurisht e meritojnë atë. Gjithçka që bëjmë është për të mirën e tyre dhe për hir të jetës së tyre më të mirë”, tha kryetarja Shubariq.

Kryetarja Shubariq dhe drejtoresha Niqiq fillimisht ua shpërndanë pako dhuratash për Vitin e Ri fëmijëve të shkollës fillore “Milladin Mitiq” në Llapllasellë, më pas nxënësve të shkollës fillore “Knez Llazar” në Gushtericën e Poshtme dhe në fund nxënësve të shkollës fillore të shkollës fillore “Kralj Millutin” në Graçanicë.