Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetarja Shubariq e vizitoi familjen Alleksiq dhe e dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm

2024/10/01 - 9:04

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj çiftit të martuar Dragan dhe Dushanka Alleksiq nga Graçanica, të cilët mbrëmë në shtëpinë e tyre në Graçanicë janë rrahur dhe grabitur nga një person i panjohur.

Kryetarja Shubariq mëngjesin e sotëm e vizitoi Dushankën Alleksiq, me të cilën bisedoi për sulmin e mbrëmshëm dhe tmerret që i përjetuan ajo dhe bashkëshorti i saj Dragani. Pas ndihmës mjekësore, Dushanka është liruar në shtëpi, ndërsa Dragani është ende në spital.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj familjes Alleksiq, i cili i shqetësoi të gjithë banorët e komunës sonë. Ky është një sulm monstruoz, sepse Dragani dhe Dushanka u sulmuan në një vend ku të gjithë duhet të ndjehen të sigurtë, në shtëpinë e tyre familjare. Ky sulm nuk është sulm ndaj një familjeje, por sulm që cenon sigurinë dhe qetësinë e të gjithë banorëve të komunës sonë”.

Kryetarja Shubariq rikujtoi se nuk është hera e parë që rrahen njerëz, se një sulm i këtillë ka ndodhur së fundmi në Staro Gracko dhe para disa vitesh në Graçanicë. Ajo shtoi se për këtë arsye vazhdimisht në Këshillin për Siguri përsërit se gjendja e sigurisë është e paqëndrueshme.

Kryetarja Shubariq theksoi edhe një herë se sulme të tilla janë absolutisht të papranueshme.

“I bëjmë thirrje autoriteteve që të reagojnë urgjentisht dhe ta kryejnë hetimin e plotë dhe në këtë mënyrë të bëjnë të gjitha përpjekjet për ta gjetur autorin dhe për t’i dhënë dënimin më të rëndë, në mënyrë që gjëra të këtilla të mos përsëriten më”.