Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetarja Shubariq ka uruar Kurban Bajramin

2024/06/15 - 4:15

Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubarq, u ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve të fejës myslimane.

“Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam, veçanërisht në komunën e Graçanicës, në emër të qeverisjes lokale dhe në emrin tim, u dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit, me urimin që festat t´i kalojnë në paqe, mirëqenie, shëndet të mirë, gëzim, me lumturi personale dhe familjare”.

“Në përputhje me vlerat dhe zakonet e Kurban Bajramit, dua që festa të na kujtojë se diversiteti është pasuria jonë dhe në këtë kuptim në rëndësinë e ndihmës dhe vlerësimit të ndërsjellë, sepse vetëm kështu mund t’i kapërcejmë sfidat me të cilat të gjithë përballemi dhe të kontribuojmë në përparimin tonë të mëtejshëm”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetares Shubariq.