Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetarja Shubariq me gratë rome për përfshirjen në proceset shoqërore

2024/06/05 - 12:25

Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me këshilltarin Gazmen Sallijeviq, bisedoi me gratë nga komuniteti rom në Graçanicë për sfidat me të cilat ballafaqohen si dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre.

Kryetarja Shubariq bisedoi me gratë e komunitetit rom në Graçanicë për aktivitetet e Komunës së Graçanicës për përmirësimin e pozitës së tyre të përgjithshme shoqërore.

Takimi është pjesë e aktivitetit të USAID-it “Riciklimi është i rëndësishëm – Graçanica” i cili zbatohet nga Demokracia Plus në bashkëpunim me CSD dhe Roma Versitas.

Qëllimi i projektit është fuqizimi socio-ekonomik i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke ofruar mbështetje për grumbulluesit joformal të mbeturinave nga territori i komunës së Graçanicës.

Dita e sotme ishte një mundësi për gratë nga komuniteti rom që t’i vënë në dukje lidershipit vendor sfidat me të cilat përballen dhe të përcjellin idetë e tyre për përmirësimin e statusit të tyre përmes proceseve shoqërore.