2022/05/19 - 8:21
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, ka biseduar sot me përfaqësuesit e Komandës Lindore të KFOR-it për gjendjen e sigurisë dhe vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision ndërkombëtar.
Komandanti i Zonës Lindore, kolonel Christopher Samulski, i cili së fundi e mori këtë detyrë në misionin e KFOR-it dhe zëvendëskoloneli i tij Fegja Vraniçar, e kanë vizituar sot Komunën e Graçanicës, ku kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, i njohu ata me gjendjen e sigurisë në Komunën e Graçanicës.
Në takim u theksua rëndësia e rolit të KFOR-it në ruajtjen dhe përmirësimin e situatës së sigurisë në Komunën e Graçanicës.
Koloneli Samulski theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj të gjitha komuniteteve në mbarë Kosovën për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.