2024/11/27 - 9:37
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, i mirëpriti balerinat e reja të Shkollës së baletit të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë, të cilat fituan tre vende të para, dy të dyta dhe një të pestë në Festivalin ndërkombëtar “Fast into dance international” në Pragë.
Balerinat e vizituan komunën të shoqëruar nga mësuesja e baletit, Nevena Qosiq dhe koordinatorja e Shkollës së baletit, Snezhana Bursaq. Kryetarja Ljiljana Shubariq i priti ata, së bashku me bashkëpunëtorët e saj më të afërt, për t’i uruar për rezultatet e arritura dhe për t’i uruar suksese të vazhdueshme në të ardhmen.
“Shkolla e baletit dhe balerinat nga Graçanica janë bërë të njohura për sukseset e tyre, ndaj është kënaqësi dhe nder i madh të shoqërohem me ta dhe përfaqësuesit e tyre. Nuk është hera e parë që gëzohemi kështu, të gjithë jemi krenarë dhe të gëzuar. Si mysafirë janë gjithmonë të mirëpritur, jo vetëm balerinat, por edhe të gjithë fëmijët e tjerë që arrijnë rezultate në fusha të ndryshme. Sot folëm për sukseset e tyre dhe planet e ardhshme. Theksi ishte në garën e tyre të fundit në Pragë, ku ata shkëlqyen mes 2000 pjesëmarrësve. Një shkollë e vogël është një sukses i madh, një komunë e vogël është një krenari e madhe”, tha kryetarja Shubariq.
Kryetarja Shubariq u dhuroi balerinave mirënjohje dhe dhurata modeste dhe siguroi se qeverisja lokale do të vazhdojë ta mbështesë punën dhe përpjekjet e tyre dhe do të jetë shtyllë për edukimin e tyre të mëtutjeshëm.
Koordinatorja e Shkollës së baletit Snezhana Bursaq dhe mësuesja e baletit Nevena Qosiq falënderuan për pritjen dhe mbështetjen e sotme.
“Shpërblimet më të mëdha janë lumturia dhe buzëqeshjet e tyre. Çmimet janë të mrekullueshme për të kujtuar çdo sukses që kemi arritur, por më e rëndësishmja është se ato janë të kënaqura me gjithçka që kanë bërë dhe arritur. Ne përpiqemi t’u ofrojmë kushtet më të mira të punës, t’i bëjmë ato kushte në një nivel shumë më profesional, sepse fëmijët e meritojnë. Prandaj i jemi mirënjohës Komunës së Graçanicës, por edhe të gjithëve që na ndihmojnë në çfarëdo mënyre”, tha Qosiq.
Në kategoritë individuale, në fushën e baletit klasik, çmime fituan: Emillija Mihajlloviq (A solo/vendi i parë për fëmijë), Neda Artinoviq (B solo/vendi i dytë për fëmijë), Tamara Jovanoviq (B solo/junior vendi i parë), Katarina Nedeljkoviq (B solo/vendi i dytë i vogël) dhe Petra Manitasheviq (A solo/junior vendi i parë dhe A solo/ Vendi i pestë në kategorinë e kërcimit bashkëkohor dhe modern).
Shkolla e baletit, e cila funksionon në kuadër të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë, ka rreth 80 anëtarë.