Republika e Kosoves

Graçanicë

Llapllasellë: Pastrimi i shtratit të lumit gjatë javës së shënimit të mbrojtjes së mjedisit

2024/06/06 - 2:01

Në kuadër të shënimit të javës së mbrojtjes së mjedisit në Llapllasellë është zbatuar aksioni i pastrimit të lumit Graçanka.

Punimet në rregullimin e shtratit të lumit po kryhen nga punëtorët e NPK “Ekologjia”. Shtrati i lumit përmes qendrës së Llapllasellës është pastruar nga mbeturinat, balta dhe shkurret, ndërsa Ekologjia njofton se i njëjti aktivitet do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe në vendet tjera të komunës së Graçanicës.

Nga Ekologjia njoftojnë gjithashtu rritje të aktiviteteve gjatë muajve të verës për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.