Republika e Kosoves

Graçanicë

Me ndarjen e certifikatave përfundoi me sukse Programi i punës praktike

2019/02/05 - 8:28

Me ndarjen e certifikatave dhe diplomave në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë përfundoi me sukses cikli i punës praktike të këtij viti për personat e rinj me arsim universitar. Në ceremoni ishte gjithashtu i pranishëm edhe kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

 

Projekti u zbatua nga Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT) në bashkëpunim me komunat e Graçanicës, Ranillugut, Parteshit, Shtërpcës dhe Novobërdës. Partneri në projekt ishte Ambasada Gjermane, përfaqësuesit e të cilëve sot ia shpërndanë praktikantëve certifikatat për përfundimin me sukses të Programit të punës praktike.

Dyzet praktikantët kanë kaluar vitin e kaluar punën praktike në komunat (partnerët e projektit), sektorin civil dhe mediat, me qëllim të fitimit të përvojës së punës, trajnimit profesional dhe avancimit.

Programi i punës praktike në Kosovë filloi në vitin 2013 përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve, e cila u drejtua nga kryetari aktual i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Duke ua uruar praktikantve të këtij viti përfundimin me sukses të punës praktike, Popoviq tha se komuna e Graçanicës do ta vazhdojë të mbështesë këtë projekt.

“Ky është një projekt i rëndësishëm, përmes së cilit praktikantët kishin mundësinë për të parë se si punon qeveria lokale dhe për të fituar përvojë pune që do të përdoret në avancimin e ardhshëm dhe kërkimin e punës së tyre. Është e vështirë për të hapur pozita të reja të punës për shkak të situatës politike, por edhe për shkak të mungesës së interesit nga ana e investitorëve, por ne në komunë jemi duke punuar shumë për këtë. Kemi pasur kontakte me njerëz që janë të gatshëm të përmirësojnë gjendjen ekonomike në komunën tonë dhe shpresoj se së shpejti do të kemi rezultatet e para në atë drejtim”, tha Popoviq.

Kryetari i Komunës së Graçanicës tha se shpreson që ky projekt të vazhdojë dhe se në të ardhmen do të kemi mundësi të shohim më shumë të rinj në komunën e Graçanicës, si dhe në qeverisjet e tjera lokale.

“Dyert e Komunës së Graçanicës do të jetë gjithmonë të hapura për ju për ndonjë ndihmë dhe mbështetje”, ua porositi Popoviq praktikantëve.

Gjatë dy viteve të fundit, programi i stazhimit është zbatuar përmes Qendrës për Paqe dhe Tolerancë, ndërsa një total prej 103 të diplomuarish të rinj kanë fituar përvojën e parë të punës.