2025/01/13 - 9:09
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, me rastin e festës së Ditës së Krishtlindjes dhe Krishtlindjes, i vizitoi institucionet shëndetësore dhe sociale në territorin e pushtetit lokal, ku ua dhuroi fruta dhe dhurata të tjera.
Kryetarja Shubariq i vizitoi institucionet sociale – Shtëpinë e të moshuarve dhe Shtëpinë e të rinjve në vendbanimin Padallishtë, ku më pas i vizitoi institucionet shëndetësore – maternitetin dhe kirurgjinë në spitalin në Graçanicë, si dhe Departamentin e pediatrisë dhe të mjekësisë interne të spitalit në Llapllasellë.
Kryetarja, së bashku me dhuratat përkatëse, i uroi të gjithë punëtorët, përdoruesit dhe pacientët për festën më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe u uroi shumë lumturi dhe shëndet, ndërsa pacientëve shërim të shpejtë dhe kthim në shtëpitë dhe familjet e tyre.
Kryetarja, në përputhje me traditën dhe zakonet, ka shpërndarë fruta për të gjithë, ndërsa për pacientët më të vegjël ka ndarë pako për Krishtlindje.