Republika e Kosoves

Graçanicë

Papunësia mbetet problemi më i madh i shumicës së qytetarëve

2019/02/26 - 8:09

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, edhe sot hapi dyert e kabinetit për qytetarët e vet. Numri i qytetarëve që duan të zgjidhin problemet e tyre ende është i madh.  Kryetari Popoviq thotë se të gjithë ata tani e shohin komunën tonë si qendrën e vetme për ndihmë dhe shërbim që i mbron të drejtat e tyre.

Dragani ka një djalë të paralizuar që nga mosha e tij dyvjeçare. Djali i tij tani ka 34 vjet dhe te kryetari i komunës erdhi për të kërkuar nga ai një punë adekuate për djalin e tij.

“Mendoj se shoqëria nuk kujdeset mjaftueshëm për të paaftët. Është shumë e vështirë për familjet që kanë një problem të tillë. Kyetari më tha se do të dërgonte një komision për të përcaktuar situatën në terren, kështu që ne do të shohim. Problemi tjetër që e kam paraqitur është aksidenti me makinë që kam pasur vitin e kaluar. Mendoj se nuk jam fajtor dhe i tregova kryetarit të gjitha detajet lidhur me  këtë”, tha Dragan.

Violleta Iviq nga Kishnica kujdeset për dy persona me aftësi të kufizuara dhe një grua të sëmurë. Te kryetari i komunës së Graçanicës erdhi për të kërkuar ndihmë për rinovimin e shtëpisë së vjetër.

“Unë dua të bëj diçka. Kam një vajzë 19-vjeçare me paralizë cerebrale, një grua 80-vjeçare të palëvizshme. Burri im është operuar nga zemra. Kam dy fëmijë të vogël. Shpresoj që kërkesat e mia do të respektohen dhe se do të na ndihmojnë”, thotë Violleta.

Bojana Ristiq kërkoi nga kryetari Popoviq një punë. Ajo thotë se kjo është hera e parë që dikush e priti dhe e dëgjoi atë.

“Trokitja në shumë dyer. Askush nuk donte të më dëgjonte. Kjo është hera e parë që dikush më ka pranuar dhe më ka dëgjuar. E falënderoj shumë kryetarin. Kam kërkuar punë. Kemi tre fëmijë dhe vetëm burri është i punësuar. Jetojmë nga paga e tij, e cila është 22 mijë dinarë, e cila nuk është e mjaftueshme për një familje me pesë anëtarë”, tha Bojana.

Anica Cvetkoviq nga Kuzmini ka katër fëmijë.  Ajo edhe burri i saj janë të papunë, që ishte arsyeja kryesore për të kërkuar një takim me kryetarin Srgjan Popoviq.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, do të presë qytetarët edhe javën e ardhshme.