Republika e Kosoves

Graçanicë

Përfundoi turneu i punëtorëve arsimorë, janë mbledhur 320 mijë dinarë për trajtimin e Lluka Sekulliqit

2024/03/26 - 9:20

Udhëheqja e Komunës së Graçanicës, në krye me kryetaren Ljiljana Shubariq, mori pjesë në finalen e turneut humanitar të punëtorëve arsimorë “Luaj për buzëqeshjen e dikujt” në Gushtericën e Poshtme.

Në turneun humanitar, i cili për të dytin vit radhazi mbahet në sallën e mbyllur në oborrin e Shkollës fillore “Knez Llazar” u mblodhën 320 mijë dinarë, njoftoi drejtori i asaj shkolle dhe organizatori i turneut, Dragan Maksimoviq, duke treguar se këto mjete janë të destinuara për trajtimin e djalit Lluka Sekulliq nga Graçanica.

Në turne morën pjesë 22 ekipe nga shkollat fillore dhe të mesme nga territori i Komunës së Graçanicës, si dhe kolegët e tyre nga Komuna e Shtërpcës.

Vendin e parë e fitoi ekipi i Shkollës Mjekësore të Prishtinës me seli në Llapllasellë, vendi i dytë shkoi në Shkollën Mekanike të Prishtinës në Preoc, ndërsa vendin e tretë e fituan mësimdhënësit e Shkollës fillore “Knez Llazar” të Gushtericës së Poshtme.

Në finale të turneut morën pjesë kryetarja e komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, të cilëve organizatori u ndau mirënjohje për mbështetjen e ofruar.

Përkatësisht, Komuna e Graçanicës, me iniciativë të Drejtorisë Komunale për Sport dhe Rini dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit, ka siguruar pajisje sportive dhe rekuizita për turneun humanitar.