Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq: Takimet me banorët me qëllim të zgjidhejs së problemeve

2018/04/18 - 3:00

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, edhe këtë të enjte organizoi pranimin e banorëve për t’u informuar, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me ta, rreth problemeve me të cilat ata përballen.

Duke vazhduar me praktikën e krijuar tashmë, kryetari Srdjan Popoviq foli me 25 bashkëqytetarë. Vendorët janë të kënaqur dhe theksojnë se kryetari dëshiron të dëgjojë problemet e tyre dhe ka qëllime të mira për t’i ndihmuar.

Qytetarët i paraqiten problemet, me shpresë se me ndihmën e kryetarit Popoviq do ta arrijnë të gjejnë zgjidhjen më të mirë.

Problemi i Maja Vasiqit nga Dobrotini, e cila sot bisedoi e para me kryetarin, ka të bëjë me papunësinë.

“Unë jam mirënjohëse që kryetari Popoviq më dëgjoi, unë ia paraqita problemin tim dhe shpresoj se do të bëhet diçka”, tha Maja.

Nenad Maksimoviq nga Gushterica e Poshtme te kryetari erdhi, siç tha ai, për djalin e tij i cili është pa punë.

„Jam i kënaqur, kryetari ishte shumë i këndshëm. Papunësia është një problem i madh për të gjithë ne, nëse nuk bëjmë diçka në kohë, të rinjtë do të largohen”, tha Maksimoviq.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, që nga fillimi i mandatit të tij, është takuar vazhdimisht për tre muaj një herë në javë me qytetarët për të diskutuar problemet e tyre në biseda direkte me ta dhe për t’i ndihmuar në zgjidhjen e tyre.