Republika e Kosoves

Graçanicë

Rene Trokaz për vizitë në Komunën e Graçanicës

2024/03/28 - 9:56

Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq dhe nënkryetari i komunës së Graçanicës, Igor Aritonoviq, biseduan me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz, të cilin e njohën me punën e qeverisjes lokale dhe planet për zhvillimin e komunës në periudhën e ardhshme. Ata diskutuan edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz, e vizitoi Komunën e Graçanicës, ku është takuar me udhëheqjen lokale.

Kryetarja Shubariq dhe nënkryetari Aritonoviq e njoftuan mysafirin nga Franca për gjendjen në komunën e Graçanicës, si dhe për projektet që janë duke u realizuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ata diskutuan për tema politike, ekonomike dhe të biznesit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.

Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, i vuri në dukje të dërguarit francez situatën shumë të ndjeshme politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të Kosovës, si dhe ia përcolli shqetësimin e banorëve të komunës së Graçanicës për shkak të shkeljeve gjithnjë e më të shpeshta të të drejtave elementare të njeriut, arrestimeve dhe incidente të shpeshta në mbarë Kosovën, për të cilat, siç tha ajo, përgjegjësi të madhe e kanë veprimet e njëanshme të institucioneve qendrore të Prishtinës.