Republika e Kosoves

Graçanicë

Rindërtimi i kopshtit të fëmijëve në Gushtericën e Poshtme

2018/08/10 - 3:57

Komuna e Graçanicës sot ka filluar me rindërtimin e kopshtit të fëmijëve në Gushtericën e Poshtme për të siguruar kushte më të mira për fëmijët dhe edukatorët.

Për 60 ditë pune, brenda të cilave është paraparë përfundimi i projektit, plotësisht do të zëvendësohet kulmi dhe zdrukthëtaria në kopshtin e fëmijëve në Gushtericën e Poshtme. Siç raportohet nga Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Graçanicës, vlera totale e projektit është rreth 20.000 euro.