2019/10/01 - 7:09
Komandanti i KFOR-it, Lorenc Dadario, qëndroi sot për vizitë të parë në komunën e Graçanicës. Për gjendjen e sigurisë, bashkëpunimin me KFOR-in dhe projektet zhvillimore, ai bisedoi me kryetarin e komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
Komandanti i Përgjithshëm i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Lorenc Dadario, së bashku me komandantin rajonal të KFOR-it, Robert Hjugs, biseduan me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, kryesisht për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin me këtë mision ushtarak.
Kryetari Popoviq theksoi në këtë takim se situata e sigurisë në komunën e Graçanicës është e qëndrueshme, por vuri në dukje edhe provokimet sporadike dhe kërkoi përfshirje më të madhe dhe prezencë të shtuar të KFOR-it gjatë procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë.
Kryetari Srgjan Popoviq u tha përfaqësuesve të KFOR-it se bashkëpunimi deri më tani ka qenë shumë i suksesshëm, jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në mbështetje të institucioneve të shumta.
Ai ua prezantoi të ftuarve projektet zhvillimore të Komunës së Graçanicës, mbi të gjitha procesin e urbanizimit të Graçanicës, si një nga projektet më të rëndësishëm për të cilin po punohet në mënyrë aktive.
U ra dakord bashkërisht se bashkëpunimi i ndërsjellë ishte i nevojshëm, prandaj, me qëllim të ruajtjes së sigurisë, është gjithashtu e nevojshme përfshirja e vazhdueshme e qytetarëve dhe autoriteteve policore.