Republika e Kosoves

Graçanicë

Srgjan Popoviq ua uroi të gjithë besimtarëve katolikë Pashkët

2019/04/21 - 7:08

Kryetari i komunës së Graçanicës ua uroi të gjithë besimtarëve katolikë festën më të gëzuar krishtere të Pashkëve me dëshirën për ta kaluar atë në shëndet dhe disponim të mirë.

„Në emër të Komunës së Graçanicës dhe në emrin tim personal, ua dërgoj urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve që i festojnë Pashkët sipas kalendarit gregorian. Ju uroj që këtë festë krishtere ta festoni në paqe shpirtërore dhe universiale, mirëkuptim dhe tolerancë, midis të afërmve, miqve dhe fqinjëve. Besoj se të gjithë së bashku, me respekt të plotë për traditat dhe vlerat kulturore, mund të arrijmë një të ardhme më të bukur. Unë jam i bindur se kjo Pashkë do të jetë një udhërrëfyes për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Vetëm së bashku me një mirëkuptim jovetjak mund të arrijmë shumë për mirëqenien e komunës sonë”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.