2019/10/01 - 7:07
Mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i këtij trupi, Milaim Eminoviq.
Përfaqësuesit e policisë, KFOR-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut morën pjesë në mbledhje.
U miratua procesverbali nga mbledhja e shtatë e rregullt, e mbajtur në 4 shtator.
Anëtarët pastaj diskutuan për problemet aktuale. Më shumë është folur për problemin e qenve endacak dhe sigurinë e qytetarëve. Përfaqësuesit e Komitetit për Komunitete kërkuan që të inspektohet puna e strehimores në Llapllasellë.
Anëtarët e komitetit shqyrtuan raportin e buxhetit për vitin 2020. Kryesuesi Eminoviq tha se në përputhje me udhëzimet, qeverisja lokale mbajti diskutim publik në të cilin qytetarët patën mundësi tꞌi paraqisnin propozimet e tyre. Ai theksoi se komuna do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë, dhe se, ndërmjet projekteve të tjera, do të ndihmojë komunitetin rom, si dhe komunitetet e tjera jo-shumicë.