2025/01/23 - 3:15
Shërbimi i Gjendjes Civile në Komunën e Graçanicës njofton qytetarët se me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është thjeshtuar procedura për marrjen e dokumenteve të Kosovës.
Me Vendimin nr.0616/2024 qytetarëve të Kosovës, të cilët posedojnë dokumente të lëshuara nga Republika e Serbisë, u lejohet të paraqesin kërkesë për regjistrim në Regjistrin Qendror të Gjendjen Civile të Kosovës.
Kjo u mundësohet të gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës të cilëve shërbimet e Republikës së Serbisë u kanë lëshuar dokumente në bazë të vendbanimit të tyre në Kosovë në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri në datën e hyrjes në fuqi të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Qytetarët nga territori i Kosovës që posedojnë dokumente të Republikës së Serbisë mund të paraqesin kërkesë për regjistrim në Regjistrin Qendror të GjendjeS Civile në Kosovë, gjegjësisht për marrjen e dokumenteve – certifikatës së lindjes, martesës dhe vdekjes.
Afati për dorëzimin e kërkesës për regjistrim në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Kosovës është nga 1 shkurti deri më 30 prill 2025.
Për certifikatën (ekstraktin) e lindjes kërkohen dokumentet e mëposhtme:
Kopja e letërnjoftimit të Kosovës të prindërve,
Certifikata origjinale e lindjes e lëshuar nga Republika e Serbisë ose fletëlëshimi nga institucioni shëndetësor.
Për certifikatën e martesës është e nevojshme:
Kopja e letërnjoftimit të Kosovës të bashkëshortit,
Certifikata origjinale e martesës e lëshuar nga Republika e Serbisë.
Për certifkatën e të vdekurve është e nevojshme:
Kopja origjinale e certifkatës së vdekjes të lëshuar nga Republika e Serbisë ose
Një dëshmi tjetër të vdekjes.
Vërejtje: Qytetarët e interesuar mund të marrin informacion më të detajuar se kush ka të drejtë të bëjë kopje të dokumenteve nga data 1 shkurt 2025 në Zyrën e Gjendjes Civile në objektin e Komunës së Graçanicës.