Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe E. Civile
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës
Emri dhe mbiemri:
Ramadush Osmani
Vendi dhe data e lindjes:
Fshati Elezaj, 02.02.1973
Vendbanimi:
Elezaj, Kaçanik
Kontakti:
Tel 00377 (0) 44/ 414 303, fiks voip – 038 200 46 428
Email:
ramadush.osmani@rks-gov.netEdukimi-Arsimimi
Shkolla e mesme, dega e Elektroteknikës -Ferizaj
Fakulteti i Gjuhës angleze, AAB-Prishtinë
Përvoja e punës:
Nga viti 1999 — mësimdhënës i lëndës gjuhë angleze në SHFMU”Nazmi Osmani”-Elezaj
Në vitet 2009 – 2013 , anëtar i Kuvendit Komunal,Kaçanik
Nga 01.09.2014 – 31.03.2015, -u.d. drejtor i SHFMU ”Nazmi Osmani”-Elezaj
Njohuri me kompjuter: Microsoft Office, Word, Excel, Power Point,
Gjendja familjare: I martuar
Gjendja ekonomike: Mesatare
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Punët dhe Detyrat e Punës së Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës
Përgjegjësitë e mbikëqyrjes: Drejtori i DESHP-së është përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të Drejtorisë për të siguruar funksionimin e saj.
Detyrat kryesore:
• Udhëheq Drejtorinë për Emergjencë dhe Shërbime Publike (DESHP) dhe përkujdeset për zbatimin e funksioneve të besuara,
• Kompleton DESHP-në me personel, organizon dhe administron me sektorët dhe shërbimet në kuadër të saj sipas instruksioneve administrative e të direktivave operative për çfarëdo çështje që ka të bëjë me funksionet dhe përgjegjësitë e DESHP-së,
• Udhëheq në mënyrë efektive dhe efikase me resurset dhe me fondet të cilat i ofrohen DESHP-së.
• Zbaton politikë jo diskriminuese të personelit të DESHP-së,
• Përpiqet të sigurojë baraspeshë gjinore në të gjitha fushat dhe nivelet në kuadër të DESHP-së,
• Përkujdeset që i tërë punësimi të mbështetet në përgatitje profesionale, me aftësi, përvojë dhe meritë,
• Zhvillon kornizë normative, duke përfshirë edhe vënien e standardeve për parandalimin e emergjencave,
• Në rastet e jashtëzakonshme i propozon kryetarit të komunës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative në rastet e gjendjes së vështirë nga kushtet klimatike me qëllim të tejkalimit të situatës, duke aktivizuar Komitetin për Menaxhimin e Krizave,
• Zhvillon, mban dhe mbikëqyr kapacitetin veprues të një sistemi të bashkërenduar të reagimit ndaj emergjencave në tërë territorin e komunës,
• Sigurimin dhe mirëmbajtjen parqeve publike,hapësirave të hapura dhe varrezave,
• Lëshimin e lejeve për shërbime dhe pajisje, duke përfshirë transportin lokal publik dhe shërbimin e taksive në pajtim me ligjin 2004/1,
• Cakton linjat për bartjen e udhëtarëve në trafikun urban, autobusët,
• Cakton rrugët për të gjitha llojet dhe për automjete(taksi,autobus,parkingje të limituara dhe të përcaktuara),
• Kujdeset për vendosjen e shenjave vertikale dhe horizontale,
• Mbylljen e rrugëve në rast nevoje (gjatë festave shtetërore),
• Bën shpalljen e ankandeve publike për automjetet e konfiskuara të cilat nuk tërhiqen në afatin e caktuar nga pronarët,
• Kujdeset që ti rregulloj shërbimet e ujit sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës tonë.,
• Në bashkëpunim me kompanitë cakton çmimet e shërbimeve komunale,
• Kontrollon buxhetin e ndërmarrjes,
• Cakton prioritet për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues,
• Cakton orarin e reduktimeve dhe prioritetet e rrjetit të ujësjellësit,
• Bën vlerësimin dhe lëshimin e lejeve për kyçje të reja,
• Bënë sigurimin e ujit nëpër pjesët të cilat nuk kanë mundësi të sigurojnë ujë të pijshëm nga rrjeti,përmes rezervarëve,
• Rregullon zbatimin dhe organizimin e administrimit të menaxhimit të mbeturinave komunale në territorin e tyre,
• Merr pjesë në lëshimin e vendimeve për ndërtimin e objekteve,për trajtimin e mbeturinave,
• Cakton tarifat për shërbimet e grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave komunale nga ndërmarrjet për administrimin e mbeturinave,
• Aprovon orarin dhe kohën për mirëmbajtjen e mbeturinave,
• Është përgjegjës për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike para lokaleve dhe të lokacioneve për shitjen e librave,vendosjen e lojërave për fëmijë dhe vendosjen e objekteve publike,
• Është përgjegjës për ndriçimin publik , tabelat reklamuese,reklamat ndriçuese të firmave,
• Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve në komunë si:renovimin e rrugëve të asfaltuara, mbushjen e gropave me zhavorr dhe zgjerimin e rrugëve nëpër fshatra,
• Është kompetent për lëshimin e lejeve që i përkasin komunës për vendosjen e pengesave,
• Përfaqëson DESHP-në në nivel të ekzekutivit komunal si dhe në nivel qeveritar,
• Ushtron edhe funksionet e tjera të parapara me ligj.