Republika e Kosoves

Kaçanik

Drejtoria e Shëndetësisë dhe M. sociale

Sali Malsiu
email. sali.malsiu@rks-gov.net
tel. 044224 865
Detyrat dhe Përgjegjësitë

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale do të angazhohet që të zbatohet ligji për shëndetësi 2004/4 neni 18.1. si dhe statuti i QKMF i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kuvendi Komunal .
Drejtori i Drejtorisë të SHMS do të angazhohet që të bëjë;
• Vlerësimin real të nevojave komunale.
• Të vendos objektivat komunale për kujdesin primar për shëndetësi
• Të zhvilloj , aprovoj dhe implementoj buxhetin në bazë të udhëzimeve që vijnë nga MSH .
• Do të bëjë përmirësimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe përgatitja për situata emergjente në sektorin shëndetësor.
• Përmirësimin e menaxhimit të financave dhe bashkë pagesat në sektorin shëndetësor.
• Do të mbikëqyrë situatën epidemiologjike në nivel komunal .
• Të implementoj normat dhe standardet e infrastrukturës dhe resurseve njerëzore të aprovuara nga MSH.
• Të siguroj shërbime shëndetësore të arritshme dhe të përshtatshme për të gjitha nivelet socio-ekonomike të popullatës.
• Do të prezantoj plane dhe projekte për kujdesin primar shëndetësor në MSH dhe në organizmat jo qeveritare .
• Do të koordinoj dhe mbikëqyr aktivitetin në QKMF, QMF,dhe AF.
Drejtori i Drejtorisë të Sh.M.S do të marrë masa mbrojtëse shëndetësore për ;
– Sigurimin e ujit të sigurt dhe integrimin e higjienës publike dhe higjienës ne shkolla , në programe shëndetësore dhe edukative sipas standardeve OBSH.
– Sigurimin e ushqimit të sigurt .
– Aktivitetet e Dezinfektimit ,Dezinfektimit dhe Deratizimit .
Drejtori i Drejtorisë të Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale do të bashkëpunoj dhe koordinoj punën edhe me qendrën për punë sociale , për përkujdesjen sociale . Përmes qendrës për punë sociale do të ofrohen shërbime sociale dhe familjare në bazë të ligjit të miratuara nga Ministria e punës dhe Mirëqenies Sociale . Për të gjitha këto aktivitete do të raportohet në zyrën Kryetarit të Kuvendit Komunal .